PURE ME PULE, MOLLE DHE KAROTA





Kjo pure i plotëson të gjitha kriteret që duhet të përmbajë një vakt i plotë i fëmijës tuaj, pasi ajo është e pasur me proteina nga mishi i pulës dhe e pasur me vitamina nga molla dhe karota. Ndërsa për aromën dhe shijen do të kujdeset kanella e cila do ta bëjë këtë pure shumë të veçantë.
Përbërësit:
  •  1 kraharor pule i prerë në copa copa;
  •  ½ molle e qëruar dhe prerë në copa copa;
  •  1 karotë e prerë në copa copa;
  •  Pak kanellë.
Përgatitja:
  1. Në një tenxhere zieni fort mishin e pulës.
  2. Më pas shtoni në të njëjtën tenxhere copat e mollës dhe të karotës dhe i lini të ziejnë së bashku për 5 minuta të tjera.
  3. I hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa.
  4. Pastaj i kaloni përbërësit në një blender për 2 minuta.
  5. Në fund shtoni një lugë me ujë e kanellën, dhe vazhdoni t’i bëni pure dhe 30 sekonda të tjera.
E përshtatshme për fëmijë +8 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike  për 3 ditë në frigorifer  ose në ngrirje për 3 muaj.(pernenat.al)

Comments

Popular posts from this blog