BISKOTA ME PATATE TE EMBLA DHE KAMOMIL
Kjo recetë biskotash është shumë e vlefshme për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve në periudhën kur janë duke dalë dhëmbët e parë të bebit.
Koha e përgatitjes është 10 minuta; Koha e pjekjes është 25 minuta
Përbërësit
- · 200g patate të ëmbla
- · Një bustin çaj kamomili
- · 1 filxhan miell
- · 2 lug vaj kokosi ,apo vaj tjetër vegjetal
Përgatitja
- Qëroni dhe prisni në copa pataten e ëmbël.
- Vendosini në tigan dhe i mbuloni me ujë, brenda në ujë shtoni dhe bustinën e çajit.
- Zjejeni pataten deri sa të zbutet.
- Hiqeni bustinën dhe lëreni ujin në zjarr deri sa të reduktohet në 2 apo 3 lugë në mënyrë që t’ju ndihmojë në bërjen e puresë.
- Bëjeni pataten pure.
- Në një enë të thellë shtoni miellin, purenë e patateve dhe vajin.
- Përzieni përbërësit me një lugë druri derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
- Në një tepsi shtroni letër guzhine.
- Ndaheni masën e përfituar më parë në forma të tilla që bebi mund t’i fusë në gojë pa vështirësi.
- I piqni në furrë me temperaturë 180 grade për 25 minuta.
- I lini të ftohen dhe i ruani në mbajtëse hermetike.
T’ju bëjnë mirë!!!
(pernenat.al)
Comments
Post a Comment