SI TE PERGATISIMIN LENGUN E SUPES SE FEMIJES? Ai mund të jetë me bazë perimesh ose mishi dhe mund të përdoret duke zier në të makaronat e bebes, orizin, ose për të përgatitur drithërat (miellin e orizit, miellin e misrit, miellin e tërshërës etj). Si të përgatisim një lëng perimesh? Përbërësit 1 patate e qëruar; 1 kërcell selinoje; 1 kungull; 2-3 gjethe spinaqi; 1 karrotë. Përgatitja I hedhim të gjitha perimet e copëtuara në copa të mëdha në një tenxhere dhe më pas i ziejnë në 1.5 lt ujë për rreth 1 orë. E kulloni dhe më pas e përdorni sipas dëshirës. Mund ta ruani në ngrirje. Si të përgatisim lëngun e mishit? Përbërësit 100 gr mish viçi/pule/lepuri shumë të freskët; 100 gr perime të përziera; 1 lt ujë. Përgatitja I zieni të gjitha bashkë në një tenxhere për rreth 50 minuta dhe e përdorni për supëra të ndryshme pasi e keni kulluar.(pernenat.al)
Comments
Post a Comment