KREM FINOKU PER BEBEN TUAJ





Përbërësit
  • Një finok;
  • 250 ml lëng perimesh;
  • 4 lugë miell misri;
  • 1 lugë vaj ulliri;
  • 1 lugë parmixhan të grirë.
Përgatitja
Eleminoni gjethet e jashtme më të forta të finokut, e prisni në sopa, e lani dhe e vendosni të ziejë në avull derisa të zbutet. Më pas e grini në formë pureje dhe e përzieni me lëngun e perimeve. E vendosni të ziejë dhe me zjarrin ende të ndezur hidhni miellin e misrit duke e përzier me kujdes. E rregulloni me djathin e grirë dhe vajin e ullirit. Finoku mund të përdoret nga muaji i 6.

Comments

Popular posts from this blog