PURE ME MOLLE PANXHAR DHE KARAFIL TE THARE




Molla është fruti simbol i shëndetit të mirë dhe do mund të krijojë një vakt të shkëlqyer për bebin tuaj. Por për tu treguar pak aventurierë e për ta mësuar bebin me ushqime të reja, do t’i shtojmë recetës edhe panxharin e kuq i cili do t’i japë një ngjyrë tërheqëse pjatës tuaj. Por përveç shijes dhe estetikës pamore, një pjatë e mirë duhet të ketë edhe aromën e duhur. Ndaj për këtë arsye mendova t’i shtoj edhe pak karafil të tharë. Provojeni dhe do të shikoni që vogëlushi juaj do të hipnotizohet nga aroma.
Përbërësit:
· 2 panxharë të vegjël;
· 4 mollë;
· Ujë;
· ¼ luge pluhur karafili të tharë
Përgatitja:
1. Prisni pjesët jeshile nga panxhari dhe i lani me kujdes.
2. Më pas i zieni për 20 minuta ose deri sa të zbutet.
3. Lani mollën dhe e prisni në copa copa. Mund ta qëroni ose jo mollën sipas preferencës.
4. Më pas i hidhni për të zier në një tenxhere me ujë, së bashku me karafilin e tharë për rreth 10 minuta.
5. I Hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen.
6. Pasi përbërësit janë ftohur, i kaloni në blender dhe bëjini pure për 2 minuta.
Pureja e përshtatshme për bebe +8 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.(pernenat.al)

Comments

Popular posts from this blog