PURE ME BORRONICA E KANELLE TE PJEKURA NE FURRE
Borronica është një nga frutat më të shëndetshme që mund ta përdorni si ushqim të parë për fëmijën tuaj. Shumica e recetave që gjenden në internet rekomandojnë zierjen e frutave apo të perimeve përpara se t’i bëni pure për vogëlushët tuaj por duke e zierë borronicën ajo do të humbiste shumë nga vlerat e saja ushqyese. Ndaj për ta shmangur këtë gjë, në recetën tonë do t’i pjekim borronicat në mënyrë që të perfitojmë sa më shumë nga to.
Përbërësit:
⦁ 1 gotë me borronica;
⦁ ½ luge me kanellë;
⦁ Pak kripë.
⦁ ½ luge me kanellë;
⦁ Pak kripë.
Përgatitja:
1. E nxehni furren në 200 gc .
2. Në një tepsi shtroni letër gatimi.
3. Vendosini borronicat në tepsi, i hidhni pak kanellë sipër dhe më pas i futni në furrë.
4. I lini të piqen në furrë për 10 minuta.
5. Hiqini nga furra dhe I lini të ftohen.
6. Më pas, nëse dëshironi, i bëni pure në blender, sipas preferencave përkatëse.
7. I shtoni pak kripë puresë për të patur një shije pak më të balancuar.

Koha e përgatitjes është 15 minuta.
Rekomandohet për moshat +6 muajsh.
Ruhet në mbajtës hermetik për 4 ditë në frigorifer ose për 4 muaj në ngrirje. (pernenat.al)
Comments
Post a Comment