PURE ME DARDHË, HURMA ARABE DHE PORTOKALLE
Kjo pure është aq e shëndetshme sa ndërkohë mund të quhet një ushqim i mrekullueshëm për fëmijët, por është gjithashtu aq e shijshme sa nëse ne nënat i shtojmë pak krem dhe çokollatë të shkrirë, mund ta quajmë ëmbëlsirë të mirëfilltë. Kjo pure jo vetëm që do të kënaqë shijet e vogëlushëve tuaj por do t’ju bëjë dhe juve ta provoni dhe ta përgatsni sërish.
Përgatitja:
1. Në fillim ngrohni paraprakisht furrën ne 200 gradë dhe shtroni letër gatimi në një tepsi.
2. Më pas prisni dardhët në feta të holla dhe i vendosni mbi letrën e gatimit.
3. I fusni dardhët në furrë për 30 minuta.
4. Ndërkohë në një enë me uji të ngrohtë fusni hurmat arabe dhe i lini të hidratohen për 10 minuta.
5. Pasi dardhët të jenë pjekur, i kaloni ato së bashku me hurmat arabe në një blendër dhe i bëni pure për 2 minuta.
6. Shtoni lëngun e portokallit dhe i vendosni sërish në blender për 30 sekonda të tjera.
7. Shërbehet pa u ftohur plotësisht.

E përshtatshme për bebe +7 muajsh
Ruhet në enë hermetike për 5 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.(pernenat.al)
Comments
Post a Comment