Posts

Image
BISKOTA ME PATATE TE EMBLA DHE KAMOMIL Kjo recetë biskotash është shumë e vlefshme për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve në periudhën kur janë duke dalë dhëmbët e parë të bebit. Koha e përgatitjes është 10 minuta;  Koha e pjekjes është 25 minuta  Përbërësit · 200g patate të ëmbla · Një bustin çaj kamomili · 1 filxhan miell · 2 lug vaj kokosi ,apo vaj tjetër vegjetal Përgatitja Qëroni dhe prisni në copa pataten e ëmbël. Vendosini në tigan dhe i mbuloni me ujë, brenda në ujë shtoni dhe bustinën e çajit. Zjejeni pataten deri sa të zbutet. Hiqeni bustinën dhe lëreni ujin në zjarr deri sa të reduktohet në 2 apo 3 lugë në mënyrë që t’ju ndihmojë në bërjen e puresë. Bëjeni pataten pure. Në një enë të thellë shtoni miellin, purenë e patateve dhe vajin. Përzieni përbërësit me një lugë druri derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Në një tepsi shtroni letër guzhine. Ndaheni masën e përfituar më parë në forma të tilla...
Image
SI TE PERGATISIMIN LENGUN E SUPES SE FEMIJES? Ai mund të jetë me bazë perimesh ose mishi dhe mund të përdoret duke zier në të makaronat e bebes, orizin, ose për të përgatitur drithërat (miellin e orizit, miellin e misrit, miellin e tërshërës etj). Si të përgatisim një lëng perimesh? Përbërësit 1 patate e qëruar; 1 kërcell selinoje; 1 kungull; 2-3 gjethe spinaqi; 1 karrotë. Përgatitja I hedhim të gjitha perimet e copëtuara në copa të mëdha në një tenxhere dhe më pas i ziejnë në 1.5 lt ujë për rreth 1 orë. E kulloni dhe më pas e përdorni sipas dëshirës. Mund ta ruani në ngrirje. Si të përgatisim lëngun e mishit? Përbërësit 100 gr mish viçi/pule/lepuri shumë të freskët; 100 gr perime të përziera; 1 lt ujë. Përgatitja I zieni të gjitha bashkë në një tenxhere për rreth 50 minuta dhe e përdorni për supëra të ndryshme pasi e keni kulluar.(pernenat.al)
Image
KOS FRUTASH ME KAJSI Përbërësit 50 gr kajsi të pjekura mirë; 100 gr kos të bërë vetë në shtëpi; Biskota; 1 lugë mjalt nëse fëmija ka mbushur moshën. Përgatitja Krijoni një pure kajsish duke i shtypur pasi keni hequr lëkurën dhe i shtoni në kos duke i përzier. Nëse keni dëshirë shtoni 1 lugë biskotë të grirë. Nëse fëmija është pak më i rritur mund ta përgatisni me copa kajsish dhe mund të shtoni edhe mjaltin.(pernenat.al)
Image
KREM FINOKU PER BEBEN TUAJ Përbërësit Një finok; 250 ml lëng  perimesh ; 4 lugë miell misri; 1 lugë vaj ulliri; 1 lugë parmixhan të grirë. Përgatitja Eleminoni gjethet e jashtme më të forta të finokut, e prisni në sopa, e lani dhe e vendosni të ziejë në avull derisa të zbutet. Më pas e grini në formë pureje dhe e përzieni me lëngun e perimeve. E vendosni të ziejë dhe me zjarrin ende të ndezur hidhni miellin e misrit duke e përzier me kujdes. E rregulloni me djathin e grirë dhe vajin e ullirit. Finoku mund të përdoret nga muaji i 6.
Image
NJE PURE PER TE FORCUAR SISTEMIN IMUNITAR Kjo pure e shijshme është e mbushur me mollë, karrota dhe portokalle që do të mund ta mbajnë vogëlushin tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë  dimrit. Por ajo që e bënë të veçantë këtë pure janë erëzat, xhinxheri dhe shafrani. Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij medicinale dhe për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa shafrani është një tjetër erëz që ofron shumë përfitime shëndetësore. Shafrani përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili krijon disa proteina që janë jetësore për shëndetin tuaj e sidomos për forcimin e sistemit imunitar. Përbërësit: ⦁ 4 karrota mesatare; ⦁ 4 mollë; ⦁ ½ portokalle; ⦁ 1 lugë çaj xhinxher të grirë; ⦁ ½ lugë çaj shafran. Përgatitja: 1. Si fillim qëroni dhe më pas prisni në copa të vogla mollët dhe karrotat. 2. Pastaj i piqni së bashku në avull ose i zieni për 12 minuta derisa të zbuten. 3. Lërini të ftohen e më pas i kaloni në një ble...
Image
 PURE ME MOLLE PANXHAR DHE KARAFIL TE THARE Molla është fruti simbol i shëndetit të mirë dhe do mund të krijojë një vakt të shkëlqyer për bebin tuaj. Por për tu treguar pak aventurierë e për ta mësuar bebin me ushqime të reja, do t’i shtojmë recetës edhe panxharin e kuq i cili do t’i japë një ngjyrë tërheqëse pjatës tuaj. Por përveç shijes dhe estetikës pamore, një pjatë e mirë duhet të ketë edhe aromën e duhur. Ndaj për këtë arsye mendova t’i shtoj edhe pak karafil të tharë. Provojeni dhe do të shikoni që vogëlushi juaj do të hipnotizohet nga aroma. Përbërësit: · 2 panxharë të vegjël; · 4 mollë; · Ujë; · ¼ luge pluhur karafili të tharë Përgatitja: 1. Prisni pjesët jeshile nga panxhari dhe i lani me kujdes. 2. Më pas i zieni për 20 minuta ose deri sa të zbutet. 3. Lani mollën dhe e prisni në copa copa. Mund ta qëroni ose jo mollën sipas preferencës. 4. Më pas i hidhni për të zier në një tenxhere me ujë, së bashku me kar...
Image
PURE ME PULE, MOLLE DHE KAROTA Kjo pure i plotëson të gjitha kriteret që duhet të përmbajë një vakt i plotë i fëmijës tuaj, pasi ajo është e pasur me proteina nga mishi i pulës dhe e pasur me vitamina nga molla dhe karota. Ndërsa për aromën dhe shijen do të kujdeset kanella e cila do ta bëjë këtë pure shumë të veçantë. Përbërësit:  1 kraharor pule i prerë në copa copa;  ½ molle e qëruar dhe prerë në copa copa;  1 karotë e prerë në copa copa;  Pak  kanellë. Përgatitja: Në një tenxhere zieni fort mishin e pulës. Më pas shtoni në të njëjtën tenxhere copat e mollës dhe të karotës dhe i lini të ziejnë së bashku për 5 minuta të tjera. I hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa. Pastaj i kaloni përbërësit në një blender për 2 minuta. Në fund shtoni një lugë me ujë e kanellën, dhe vazhdoni t’i bëni pure dhe 30 sekonda të tjera. E përshtatshme për fëmijë +8 muajsh. Ruhet në mbajtëse hermetike  për 3 ditë në frigorifer  ose...