Posts

Showing posts from May, 2019
Image
BISKOTA ME PATATE TE EMBLA DHE KAMOMIL Kjo recetë biskotash është shumë e vlefshme për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve në periudhën kur janë duke dalë dhëmbët e parë të bebit. Koha e përgatitjes është 10 minuta;  Koha e pjekjes është 25 minuta  Përbërësit · 200g patate të ëmbla · Një bustin çaj kamomili · 1 filxhan miell · 2 lug vaj kokosi ,apo vaj tjetër vegjetal Përgatitja Qëroni dhe prisni në copa pataten e ëmbël. Vendosini në tigan dhe i mbuloni me ujë, brenda në ujë shtoni dhe bustinën e çajit. Zjejeni pataten deri sa të zbutet. Hiqeni bustinën dhe lëreni ujin në zjarr deri sa të reduktohet në 2 apo 3 lugë në mënyrë që t’ju ndihmojë në bërjen e puresë. Bëjeni pataten pure. Në një enë të thellë shtoni miellin, purenë e patateve dhe vajin. Përzieni përbërësit me një lugë druri derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Në një tepsi shtroni letër guzhine. Ndaheni masën e përfituar më parë në forma të tilla...
Image
SI TE PERGATISIMIN LENGUN E SUPES SE FEMIJES? Ai mund të jetë me bazë perimesh ose mishi dhe mund të përdoret duke zier në të makaronat e bebes, orizin, ose për të përgatitur drithërat (miellin e orizit, miellin e misrit, miellin e tërshërës etj). Si të përgatisim një lëng perimesh? Përbërësit 1 patate e qëruar; 1 kërcell selinoje; 1 kungull; 2-3 gjethe spinaqi; 1 karrotë. Përgatitja I hedhim të gjitha perimet e copëtuara në copa të mëdha në një tenxhere dhe më pas i ziejnë në 1.5 lt ujë për rreth 1 orë. E kulloni dhe më pas e përdorni sipas dëshirës. Mund ta ruani në ngrirje. Si të përgatisim lëngun e mishit? Përbërësit 100 gr mish viçi/pule/lepuri shumë të freskët; 100 gr perime të përziera; 1 lt ujë. Përgatitja I zieni të gjitha bashkë në një tenxhere për rreth 50 minuta dhe e përdorni për supëra të ndryshme pasi e keni kulluar.(pernenat.al)
Image
KOS FRUTASH ME KAJSI Përbërësit 50 gr kajsi të pjekura mirë; 100 gr kos të bërë vetë në shtëpi; Biskota; 1 lugë mjalt nëse fëmija ka mbushur moshën. Përgatitja Krijoni një pure kajsish duke i shtypur pasi keni hequr lëkurën dhe i shtoni në kos duke i përzier. Nëse keni dëshirë shtoni 1 lugë biskotë të grirë. Nëse fëmija është pak më i rritur mund ta përgatisni me copa kajsish dhe mund të shtoni edhe mjaltin.(pernenat.al)
Image
KREM FINOKU PER BEBEN TUAJ Përbërësit Një finok; 250 ml lëng  perimesh ; 4 lugë miell misri; 1 lugë vaj ulliri; 1 lugë parmixhan të grirë. Përgatitja Eleminoni gjethet e jashtme më të forta të finokut, e prisni në sopa, e lani dhe e vendosni të ziejë në avull derisa të zbutet. Më pas e grini në formë pureje dhe e përzieni me lëngun e perimeve. E vendosni të ziejë dhe me zjarrin ende të ndezur hidhni miellin e misrit duke e përzier me kujdes. E rregulloni me djathin e grirë dhe vajin e ullirit. Finoku mund të përdoret nga muaji i 6.
Image
NJE PURE PER TE FORCUAR SISTEMIN IMUNITAR Kjo pure e shijshme është e mbushur me mollë, karrota dhe portokalle që do të mund ta mbajnë vogëlushin tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë  dimrit. Por ajo që e bënë të veçantë këtë pure janë erëzat, xhinxheri dhe shafrani. Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij medicinale dhe për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa shafrani është një tjetër erëz që ofron shumë përfitime shëndetësore. Shafrani përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili krijon disa proteina që janë jetësore për shëndetin tuaj e sidomos për forcimin e sistemit imunitar. Përbërësit: ⦁ 4 karrota mesatare; ⦁ 4 mollë; ⦁ ½ portokalle; ⦁ 1 lugë çaj xhinxher të grirë; ⦁ ½ lugë çaj shafran. Përgatitja: 1. Si fillim qëroni dhe më pas prisni në copa të vogla mollët dhe karrotat. 2. Pastaj i piqni së bashku në avull ose i zieni për 12 minuta derisa të zbuten. 3. Lërini të ftohen e më pas i kaloni në një ble...
Image
 PURE ME MOLLE PANXHAR DHE KARAFIL TE THARE Molla është fruti simbol i shëndetit të mirë dhe do mund të krijojë një vakt të shkëlqyer për bebin tuaj. Por për tu treguar pak aventurierë e për ta mësuar bebin me ushqime të reja, do t’i shtojmë recetës edhe panxharin e kuq i cili do t’i japë një ngjyrë tërheqëse pjatës tuaj. Por përveç shijes dhe estetikës pamore, një pjatë e mirë duhet të ketë edhe aromën e duhur. Ndaj për këtë arsye mendova t’i shtoj edhe pak karafil të tharë. Provojeni dhe do të shikoni që vogëlushi juaj do të hipnotizohet nga aroma. Përbërësit: · 2 panxharë të vegjël; · 4 mollë; · Ujë; · ¼ luge pluhur karafili të tharë Përgatitja: 1. Prisni pjesët jeshile nga panxhari dhe i lani me kujdes. 2. Më pas i zieni për 20 minuta ose deri sa të zbutet. 3. Lani mollën dhe e prisni në copa copa. Mund ta qëroni ose jo mollën sipas preferencës. 4. Më pas i hidhni për të zier në një tenxhere me ujë, së bashku me kar...
Image
PURE ME PULE, MOLLE DHE KAROTA Kjo pure i plotëson të gjitha kriteret që duhet të përmbajë një vakt i plotë i fëmijës tuaj, pasi ajo është e pasur me proteina nga mishi i pulës dhe e pasur me vitamina nga molla dhe karota. Ndërsa për aromën dhe shijen do të kujdeset kanella e cila do ta bëjë këtë pure shumë të veçantë. Përbërësit:  1 kraharor pule i prerë në copa copa;  ½ molle e qëruar dhe prerë në copa copa;  1 karotë e prerë në copa copa;  Pak  kanellë. Përgatitja: Në një tenxhere zieni fort mishin e pulës. Më pas shtoni në të njëjtën tenxhere copat e mollës dhe të karotës dhe i lini të ziejnë së bashku për 5 minuta të tjera. I hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa. Pastaj i kaloni përbërësit në një blender për 2 minuta. Në fund shtoni një lugë me ujë e kanellën, dhe vazhdoni t’i bëni pure dhe 30 sekonda të tjera. E përshtatshme për fëmijë +8 muajsh. Ruhet në mbajtëse hermetike  për 3 ditë në frigorifer  ose...
Image
PURE ME PATATE TE EMBLA DHE FASULE Pasi bebet tuaja kanë filluar të mësohen pak me ushqimet e ngurta ju mund të filloni t’i kombinoni frutat dhe perimet që ata konsumojnë duke bërë pure me 2 ose 3 përbërës. Për këtë pure kemi zgjedhur një kombinim paksa të pazakontë por shumë të shijshëm dhe shumë të ushqyeshëm. Përbërësit: ⦁ 2 patate të ëmbla; ⦁ 100 gr  fasule  të bardha; ⦁ 1 shkop  kanelle . Përgatitja: 1. Si fllim ngrohni furrën në 200 gradë. 2. Më pas mbështillni patatet me letër alumini dhe i fusni në furrë për 40 minuta. 3. Në një tenxhere me ujë, zieni fasulet dhe shkopin e kanellës. 4. Pasi e keni lënë për 5 minuta shkopin e kanellës së bashku me fasulet, e hiqni nga ena dhe i lini fasulet të ziejnë të zbuten aq sa nevojiten. 5. Pastaj i kulloni fasulet por ndërkohë mbani pak nga uji i gatimit. 6. Pasi patatet janë bërë, i lini paksa të ftohen dhe u qëroni lëkurën e tyre. 7. I kaloni ...
Image
PURE ME DARDHË, HURMA ARABE DHE PORTOKALLE Kjo pure është aq e shëndetshme sa ndërkohë mund të quhet një ushqim i mrekullueshëm për fëmijët, por është gjithashtu aq e shijshme sa nëse ne nënat i shtojmë pak krem dhe çokollatë të shkrirë, mund ta quajmë ëmbëlsirë të mirëfilltë. Kjo pure jo vetëm që do të kënaqë shijet e vogëlushëve tuaj por do t’ju bëjë dhe juve ta provoni dhe ta përgatsni sërish. Përbërësit: ⦁ 2 kokrra dardhë; ⦁ 6 kokrra  hurma arabe ; ⦁ Lëngun e 1 kokërr portokalli. Përgatitja: 1. Në fillim ngrohni paraprakisht furrën ne 200 gradë dhe shtroni letër gatimi në një tepsi. 2. Më pas prisni dardhët në feta të holla dhe i vendosni mbi letrën e gatimit. 3. I fusni dardhët në furrë për 30 minuta. 4. Ndërkohë në një enë me uji të ngrohtë fusni hurmat arabe dhe i lini të hidratohen për 10 minuta. 5. Pasi dardhët të jenë pjekur, i kaloni ato së bashku me hurmat arabe në një blendër dhe i bëni pure për 2 min...
Image
 PURE ME PESHK, KALE, PATATE DHE MOLLE Peshku është shumë i rëndësishëm për dietën e vogëlushit tuaj sepse është i pasur me omega 3, një yndyrë që ndihmon në zhvillimin e trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja ofruar peshkun vogëlushit tuaj. Ndaj ne ju prezantojmë këtë pure me  kale  ,patate,  peshk   dhe mollë për t’i dhënë një ëmbëlsi të lehtë kësaj recete. Përbërësit: ⦁ 1 gjethe kale; ⦁ 3 patate të vogla; ⦁ ½ mollë të ëmbël; ⦁ ½ fileto peshku të qëruar. Përgatitja: 1. Në fillim lani kalen, qëroni patatet dhe pritini të gjitha në copa-copa. 2. Në një enë me ujë, filloni të zieni kalen. 3. Pas 5 minutash shtoni patatet, mollën dhe fileton e peshkut. 4. Lërini në zjarr të ziejnë derisa patatet të jenë zbutur. 5. Pas kësaj, i hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen për 5 minuta. 6. Kalojini në blender dhe bëjini pure për 2 minuta. 7. Nëse ...
Image
BOLLGURI PER BEBET DHE VLERAT USHQYESE  Bollguri mund të fillohet që në momentin kur bebi ka mbushur 6 muajsh dhe është një alternativë tjetër për fillimin e ushqyerjes së bebes, gjithmonë pasi të jeni konsultuar me pediatrin për periudhën ideale të fillimit të ushqimeve të ngurta. Ndryshe nga mielli orizit bollguri nuk shkakton probleme me konstipacionin tek bebi, ndaj shumë nëna zgjedhin bollgurin si alternativën më të mirë për fillimin e ushqyerjes së fëmijës. Përfitimet nga konsumimi i bollgurit! Bollguri është i pasur me fibra, kalçium, proteina madje edhe vitaminë B, ndaj  Holle  Organic Fruit Porridge Banana- Semolina   ofron, tani më edhe në tregun shqiptar, një produkt me përbërës kryesor bollgurin, i cili u mundëson një recetë apo përgatitje të thjeshtë, cilësi por sigurisht edhe një dietë sa më të shumëllojshme apo të pasur të bebit. Bollguri  Holle  prodhohet vetëm nga një varietet i caktuar ...
Image
PURE ME BORRONICA E KANELLE TE PJEKURA NE FURRE Borronica është një nga frutat më të shëndetshme që mund ta përdorni si ushqim të parë për fëmijën tuaj. Shumica e recetave që gjenden në internet rekomandojnë zierjen e frutave apo të perimeve përpara se t’i bëni pure për vogëlushët tuaj por duke e zierë borronicën ajo do të humbiste shumë nga vlerat e saja ushqyese. Ndaj për ta shmangur këtë gjë, në recetën tonë do t’i pjekim borronicat në mënyrë që të perfitojmë sa më shumë nga to. Përbërësit: ⦁ 1 gotë me borronica; ⦁ ½ luge me kanellë; ⦁ Pak kripë. Përgatitja: 1. E nxehni furren në 200 gc . 2. Në një tepsi shtroni letër gatimi. 3. Vendosini borronicat në tepsi, i hidhni pak kanellë sipër dhe  më pas i futni në furrë. 4. I lini të piqen në furrë për 10 minuta. 5. Hiqini nga furra dhe I lini të ftohen. 6. Më pas, nëse dëshironi, i bëni pure në blender, sipas preferencave përkatëse. 7. I shtoni pak kripë p...
Image
LAZANJA PER BEBE Unë e quaj këtë recetë gatimi “lazanja për bebet” sepse edhe pse është një pure ajo ka shijen e lazanjave të cilën bebet dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë shumë.  Salca e domates i shton kësaj recete një dozë të shëndetshme antioksidantësh të fuqishëm si dhe shumë vitamin C. Plus ju mund t’i shtoni kësaj recete shumë perime të shëndetshme që ndoshta bebi juaj nuk i pëlqen zakonisht. Mua më pëlqen që në varësi të sezonit të përdor patëllxhan, karrota, kale, spinaq dhe kunguj. Në varësi të preferencave  ju mund të shtoni pak rigon apo borzilok. Përbërësit: ⦁ ½ qepë; ⦁ 2 karrota të prera në copa; ⦁ 2 lugë salcë domate; ⦁ 1 filxhan lëng perimesh ose pule; ⦁ ½ filxhan makarona ( sipas dëshirës); ⦁ 1 kungull mesatar (ose patëllxhan, sipinaq, bizele, etj…) ⦁ 2 lugë djathë rikota; ⦁ 1 lugë djathë parmixhano i grirë. Përgatitja: 1. Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni qepën e prerë hollë deri s...
Image
DRITHERA PER MENGJESIN E BEBIT   Përbërësit: Një dorë spinaq; ½ avokado të vogël; ½ filxhan me drithëra për bebe; ½ filxhan me ujë të ngrohtë, qumësht gjiri ose formule. Përgatitja: Lajeni spinaqin dhe kalojeni në blender së bashku me avokadon, drithërat dhe ujin. Bëjini pure për 30 sekonda dhe shtojini pak uji, nëse nuk e keni arritur trashësinë e dëshiruar. (pernenat.al)
Image
RECETE GATIMI PER FEMIJE +7 mUAJSH PURE ME PANXHAR, MANAFERRA, MOLLE DHE MENTE Kjo pure do të ishte një zgjedhje fantastike për darkën e bebeve tuaj. Pamja e saj fantastike, nga ngjyra e kuqe e panxharit, do të stimulojë, tërheqë vizualisht vogëlushin tuaj duke e bërë atë të dojë ta provojë. E pasi ta ketë provuar do të ngelet i mahnitur nga ëmbëlsia e manaferrave dhe mollës si dhe nga freskia e mentes. Por pamja estetike dhe shija nuk janë të vetmet elementë që kjo pure ofron. Lëndët e saja ushqyese si fibrat, kalçiumi, kaliumi dhe antioksidantët janë të  nevojshme për zhvillimin normal të bebit tuaj.   Përbërësit: · 1  panxhar i kuq ; · 1 filxhan me manaferra; · ½ kokërr mollë; · 4 gjethe mente. Përgatitja: 1. Filloni të qëroni dhe të prisni në copa-copa panxharin dhe mollën. 2. Më pas prisni hollë-hollë gjethet e mentes. 3. Piqini në avull ose i zieni përbërësit deri sa panxhari të jetë zbutur. ...